Zyrtari amerikan ka ‘goditur’ Serbinë me deklaratën e fundit.
Vetëm brenda muajit korrik Serbia ka nënshkruar një marrëveshje ushtarake dhe për armatim me Francën, ndërkohë artileri e rëndë në Beograd ka mbërritur edhe nga Rusia.
Një armatosje e tillë e Serbisë po shihet me shqetësim për sigurinë e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor.
Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, ka thënë se një shtet që synon të integrohet në Bashkimin Evropian nuk duhet që të pranojë armatim nga Rusia.
“Një vend që synon të shkojë në BE, nuk pranon armë nga Moska, kjo është e papranueshme”, ka thënë Ëilson duke shtuar se e kupton edhe atë se Rusia është në anën e Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës në Kombet e Bashkuara, shkruan balkaneu.
Zyrtari amerikan thotë se rruga e Serbisë drejt integrimit në Bashkim Evropian shkon përmes normalizimit të raporteve me Kosovën dhe jo përmes armatosjes nga Rusia.
“Rruga e Serbisë për në BE është përmes normalizimit të raporteve me Kosovës dhe jo përmes armatosjes nga Moska”, ka shtuar Ëilson.
Ai thotë se kjo lojë e Serbisë po bëhet me të vetmi qëllim për të ngadalësuar procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, duke e quajtur shtetin serb si të papërgjegjshëm.
Serbia sipas një raporti të publikuar këtë vit, është shteti që investon më së shumti në ushtri dhe armatim. Madje shpenzon më shumë se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.