Prattipati doli nga objekti i Presidencës së Kosovës

13:56 | 02 Korrik 2025
Prattipati doli nga objekti i Presidencës së Kosovës

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, doli nga objekti i Presidencës së Kosovës.

Mësohet se kjo zyrtare amerikane u takua me presidenten Vjosa Osmani, por deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

Prattipati hyri në objektin e Presidencës së Kosovës në kohën kur aty po mbahej takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Komento: