Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur ambient miqësor për bizneset amerikane e kosovare

16:30 | 27 Shkurt 2026
prattipati-e-takon-kusari-lilen,-inkurajon-perpjekjet-e-vazhdueshme-per-te-nxitur-ambient-miqesor-per-bizneset-amerikane-e-kosovare

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati është takuar sot me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, takimi ka shërbyer për të diskutuar zgjerimin e mundësive tregtare dhe të investimeve SHBA-Kosovë

E Ngarkuara me Punë inkurajoi përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur një mjedis miqësor ndaj biznesit për kompanitë amerikane dhe kosovare, duke nënvizuar potencialin e fortë për të ndërtuar mbi partneritetin tonë ekonomik të orientuar drejt rezultateve.

Komento: