Prej më shumë se gjashtë orësh, Nasim Haradinaj vazhdon të jetë në EULEX

00:00 | 26 Shtator 2020

Nasim Haradinaj prej më shumë se gjashtë orësh vazhdon të jetë në EULEX.

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, është duke vazhduar të qëndrojë në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë për gjashtë orë rresht.

Avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi ka thënë për Klan Kosova se Nasim Haradinaj nuk është duke u intervistuar, sepse nëse një gjë e tillë do të ndodhte ai do të ishte me të.

Ai tha se Haradinaj është duke qëndruar në selinë e EULEX-it derisa t’i bëhet aranzhimi i fluturimit për në Hagë, që sipas tij kjo merr pak kohë.

Para dy orëve në këtë institucion kishte shkuar edhe një autoambulancë, e cila ishte për ta kontrolluar Haradinajn si gjë rutinore që bëhet për të gjithë të arrestuarit.

Komento: