Prej mëngjesit fluks i njëjtë i mërgimtarëve në Merdar, kolona rreth 3 kilometra

16:38 | 05 January 2025
prej-mengjesit-fluks-i-njejte-i-mergimtareve-ne-merdar,-kolona-rreth-3-kilometra

Në pikën kufitare në Merdar vazhdon të ketë fluks të madh mërgimtarësh të cilët po kthehen në vendet e tyre.

Pritjet në këtë pikë vazhdojnë të jenë mbi tri orë, e me një kolonë gati tre kilometra që nga mëngjesi.

Të ngarkuara vazdojnë të jenë edhe pikat kufitare, te Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, me kolona prej 700 metrash.

Në Mutivodë pritjet janë deri në dy orë, me një kolonë prej 400 metrave.

Komento: