Prej shtatë vitesh te Napoli, ylli i skuadrës përgatit largimin dhe rikthimin në Spanjë

21:14 | 24 May 2020

Ylli i Napolit po e përgatit largimin dhe rikthimin në Spanjë.

Pas 7 vitesh me fanellën e Napolit, ku ka luajtur për 336 ndeshje dhe ka shënuar 80 gola, spanjolli Jose Callejon pritet të largohet nga klubi Italian në fund të muajit qershor, kohë kur i skadon edhe kontrata që e mban të lidhur me “të kaltrit”.

Deri tani 33-vjecarit nuk i është bërë asnjë ofertë për të vijuar bashkëpunimin e tij me napolitanët dhe sipas mediave italiane, nuk është parashikuar asnjë takim mes palëve, pasi duket se nuk kanë më ndërmend të rinovojnë kontratën.

Pikërisht për këtë arsye, drejtori sportive i Napolit ,Mario Giuntoli po punon për të gjetur pasuesin e Callejon dhe pas emrit të brazilianit Everton Soares, së fundi në skenë ka dalë emri i sulmuesit shqiptar Milot Rashica.

Ky i fundit pritet të largohet nga Ëerder Bremen në fund të këtij sezoni dhe ka oferta nga disa skuadra gjermane e europiane, ndërsa favorit deri tani mbetet Leipzig, por Napoli ka gati 25 milionë euro për të kënaqur klubin gjerman.

Nga ana tjetër nuk pritet të jetë aspak e vështirë që Callejon të gjejë një skuadër tjetër, pasi fakti që do të jetë lojtar i lirë, ka zgjuar interesin e shumë klubeve, kryesisht në La Liga ku Sevilla e Valencia janë gati t’i ofrojnë një kontratë dy vjecare.

Komento: