Prej vitesh e fshehur, më në fund zbulohet fytyra e gruas muslimane të Khabib Nurmagomedov

15:45 | 26 Tetor 2020

E fshehur prej vitesh, kjo është gruaja myslimane e kampionit Khabib Nurmagomedov.

Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov është tërhequr nga UFC në stilin e kampionit. Të shtunën ai arriti fitoren e radhës dhe të fundit në karrierë.

Jeta e tij është përfolur shumë, ndërsa ka dhënë vazhdimisht mesazhe në mbështetje të familjes. Khabib është i martuar, por asnjëherë nuk ka treguar në fotografi gruan e tij.

Megjithatë, mediat i kanë nxjerrë në pah një foto të gruas. Një foto e para disa viteve tregon ish-kampionin rus me bashkëshorten e tij. Duke e ditur se Khabib është predikues i fesë islame, edhe gruaja e tij është e mbuluar.

Komento: