Prekëse: Fifi në gjendje të rëndë emocionale, fytyra nuk ia mban lotët, po kalon kohën më të rëndë të jetës së saj

20:31 | 08 Dhjetor 2025

Këngëtarja e njohur Fifi ishte sot protagoniste e një momenti shumë emocional gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, ku ajo kishte hyrë për të folur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ndërsa fillimisht po ndante informacione për performancën e saj dhe për projektin muzikor që po paraqet në festival, gjendja e saj emocionale u bë dukshëm e rënduar dhe në një moment ajo shpërtheu në lot, duke lënë të kuptohej se po përballet me një presion të madh.

Fifi konkurron këtë vit në Festivalin e Këngës së bashku me artistin Tiri Gjoci, me këngën “Rri”, një projekt që tashmë po tërheq vëmendjen e publikut dhe ka marrë shumë reagime pozitive nga fansat.

Pavarësisht kësaj pëlqyeshmërie dhe mbështetjeje, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ajo shprehu shqetësimin e saj për mënyrën se si po trajtohet dhe për dyshimet që ka lidhur me një orkestrim të mundshëm ndaj saj brenda festivalit.

Këto ndjenja të tensionit u shprehën qartë ndërsa zëri i saj dridhej dhe lotët rridhnin gjatë fjalës së saj.

Situata u rëndua edhe më shumë kur në komente gjatë live-it u përmend djali i saj, gjë që duket se e tronditi thellësisht.

Fifi theksoi se nuk kishte aspak lidhje ndërmjet tij dhe asaj që po ndodhte rreth festivalit dhe se përmendja e tij në këtë kontekst po e bënte gjendjen e saj edhe më të vështirë për t’u menaxhuar.

Në mes të emocioneve dhe me zë të dridhur, ajo bëri një apel të ndjerë drejtuar të gjithë ndjekësve dhe publikut, duke pyetur me dhimbje: “Çka ju ka ba djali jem, kujna jam t’ja prish balancën në festival?”

Ky moment nxori në pah një aspekt shumë njerëzor dhe të ndjeshëm të Fifi, duke treguar se përtej imazhit të një artiste të suksesshme, ajo përballet me sfida emocionale dhe presione të mëdha që lidhen me jetën personale dhe karrierën e saj artistike.

Ky episod ka tërhequr reagime të ndryshme nga publiku, ku shumë ndjekës kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet me këngëtaren, duke theksuar rëndësinë e respektimit të privatësisë dhe ndjenjave të artistëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për familjen dhe jetën personale që nuk duhet të përfshihet në diskutime publike për performanca muzikore./ORAinfo/

Komento: