Gresa Behluli po i jep fund beqarisë me një festë të madhe.
Por kjo festë ishte ditë dhimbje dhe gëzimi për Shkurten Fejzën, që njërën nga vajzat e saj po e përcjell nga shtëpia, përcjell ORAinfo.
Nënë e bijë këngëtare këtë dhimbje e shprehën me këngë në festën e vajzërisë.
Performanca e tyre nuk emocionoi vetëm ato, por edhe shumë mysafirë nga skena shqiptare që ishin të ftuar në festë.
Në fund të këngës, Shkurta dhe Gresa përqafuan njëra-tjetrën, gjest ky që preki të gjithë./ORAinfo/