Man Utd dominon me çmimet e më të mirëve në muajin shtator në Premierligë.
Marcus Rashford e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të muajit shtator në Premierligë.
2 gola dhe 2 asiste gjatë këtij muaji, i dhanë atij epitetin e më të mirit për shtator.
Ndërkohë, trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag fitoi çmimin e trajnerit të muajit shtator në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e tij aktualisht gjendet në vendin e pestë, me gjashtë pikë më pak se Arsenali lider, por këta të fundit e kanë një lojë më shumë të luajtur.