Merret vendimi i shumëpritur në Premierligë.
Nga dita e marte, 20 klubet e Premierligës kanë ‘votuar unanimisht’ për të rifilluar trajnimet në grupe të vogla.
Kthimi në stërvitje në grupe të vogla shënon hapin e dytë të madh në rinisjen e Premierligës në një të ardhme të afërt.
Është vendosur që megjithatë, edhe pse në grupe do të ketë stërvitje, distanca sociale duhet të ruhet midis lojtarëve dhe trajnerëve.
Premierligë zyrtarisht konfirmoi se “stërvitjet me kontakt nuk janë të lejuara akoma, por trajnimet me grupe të vogla mund të nisin nga nesër pasdite”.
Ndër të tjerë, në njoftim shkruhet “Me këtë janë pajtuar të gjithë pas konsultimeve me lojtarët, menaxherët, mjekët e klubeve të Premierligës, ekspertë të pavarur dhe qeverinë”.
Premierligë thotë se shëndeti është mbi të gjitha dhe hap pas hapi do të kthehet normaliteti dhe rinisja e stërvitjeve në grupe normale.