Premierliga rikonfirmon dëshirën për të mbyllur sezonin në fushat e blerta

22:56 | 17 April 2020

Premierliga rikonfirmon dëshirën e saj për të mbyllur sezonin në fushat e blerta.

Gjatë ditës së sotme, të gjitha 20 klubet e Premierligës kanë zhvilluar një taim, ku kanë folur rreth mundësive për rifillimin e sezonit.

Përkundër faktit që nuk është caktuar një datë për rikthim, Premierliga është e vendosur që sezoni të mbyllet në fusha të blerta.

“Bashkë me industritë dhe bizneset tjera, Premierliga dhe klubet tona po punojnë përgjatë një planifikimi të një skenari kompleks. Ne jemi duke diskutuar vazhdimisht me partnerët tanë dhe qëllimi ynë është të sigurohemi që jemi në pozitë për të rifilluar ndeshjet, kur një gjë e tillë të jetë e sigurt për t’u bërë. Sigurisht, me mbështetje të qeverisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar, transmeton lajmi.net.

“Shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, trajnerëve, menaxherëve, stafit të klubeve dhe tifozëve është prioriteti ynë dhe liga rifillon vetëm kur sugjerime mjekësore lejojnë atë. Objektivi mbetet që të kompletohet sezoni 2019/20, por në këtë fazë, të gjitha datat janë vetëm tentativa, me virusin që po zhvillohet’, thuhet në vazhdim.

Aktualisht, në Premierligë, Liverpool është skuadra që prinë në tabelë dhe vështirë se mund të arrihet edhe nëse vazhdon sezoni.

Komento: