Premtimet konfuze të Thaçit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Premtimet konfuze të Thaçit

Shkruar nga: Shemsi Reçica

22:38 | 03 Shkurt 2019

Sipas formulës së “shpikur“ nga kryetari Thaçi & CO, “Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht e obligueshme”.

Me atributet “gjithëpërfshirëse“, “përfundimtare“ dhe “ligjërisht e obligueshme“ të kësaj marrëveshjeje, Thaçi & CO po mundohen t’i pajtojnë a priori kundërshtarët e tyre, me idenë e “korrigjimit të kufirit“ Kosovë-Serbi, të shpikur po ashtu nga Thaçi & CO.

Por, nëse marrëveshja e Thaçit me Serbinë, për të cilën s’dihet gjë publikisht (madje edhe vetë Thaçi po deklarohet se ende s’di gjë konkrete për të), do të jetë e dëmshme për Kosovën dhe për shqiptarët, atëherë – pse shqiptarët duhet t’iu gëzohen atributeve “gjithëpërfshirëse“, “përfundimtare“ dhe “ligjërisht e obligueshme“ të marrëveshjes Kosovë-Serbi?!

Pra, nëse marrëveshja e Thaçit me Serbinë është e dëmshme për Kosovën dhe, si e tillë, do t‘ iu imponohet shqiptarëve, siç ka ndodhur shpesh në historinë tonë, atëherë është më mirë që ajo marrëveshje të mos jetë as “gjithëpërfshirëse“, as “përfundimtare“, as “ligjërisht e obligueshme”.

Komento: