Premtimi i ‘çmendur’ i lojtarit të Milanit: Do ta mposhtim Interin

19:39 | 07 Shtator 2019

Theo Hernandez këmbëngul se ai është i sigurt se Milani do ta mposht Interin në Derby della Madonnina këtë muaj.

Theo është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim i këmbës, i cili e mbajti atë jashtë për shumicën e para sezonit, por ish-mbrojtësi i majtë i Real Madrid duhet të jetë i disponueshëm për përballjen e San Siro më 21 Shtator.

“Unë me të vërtetë dua të luaj në derbi”, i tha ai Sport Mediaset, përcjell ORAinfo.

“Është derbi i parë i Milanit në të cilin do të kem luajtur. Unë jam i sigurt që do ta fitojmë nëse do të bëjmë shumë përpjekje”, tha ai

21-vjeçari ishte një nga disa lojtarët e rinj që u bashkua me Milanin gjatë verës. /ORAinfo/

Komento: