Lucas Paqueta ka shprehur dëshirën e tij për të ndihmuar Milanin të kthehet në rrugën drejt fitoreve që do t’i mundësoje sërish fitimin e trofeve të mëdhenj.
Paqueta prezantoi veten te tifozët e Milanit në një video-mesazh në faqen e re të klubit në gjuhën portugeze, e cila përkonte me ardhjen e tij prej 45 milionë eurosh nga Flamengo, përcjell ORAinfo.
“Përshëndetja për të gjithë tifozët, unë jam Lucas Paqueta dhe unë jam një mesfushor”, tha mesfushori i ri.
“Unë jam këtu për të ndihmuar Milanin të kthehet në rrugën e fitores dhe të fitojë përsëri trofe të mëdhenj, me qëllim që gjithnjë t’ju bëjë të lumtur. /ORAinfo/