Premtimi i Giroud: Nëse Franca fiton Evropianin, tërhiqem nga futbolli

13:42 | 03 December 2023

Në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti për fazën finale të Euro 2024 teksa Franca u shortua në Grupin D së bashku me Austrinë, Holandën dhe fituesin e Play-Off që vjen nga Liga A.

“Gjelat” e drejtuar nga trajneri Didier Deschamps konsiderohet si një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund turneut.

Një nga lojtarët kryesorë të Francës, Olivier Giroud bën edhe një “premtim”, nëse kombëtarja e tij fiton Euro 2024, atëherë ai do të tërhiqet nga futbolli.

“Europiani më mungon, nëse e fitojmë atëherë do të tërhiqem. Edhe pse tërheqja nga futbolli mund të jetë një opsion edhe nëse nuk e fitojmë Europianin. Dua të përfitoj nga çdo minutë që kam në dispozicion. Në të kaluarën i thashë shokëve që do të tërhiqesha nëse do të fitonim Botërorin, por nuk ndodhi kështu. Kam shtatë tituj me kombëtaren, kam ende shumë ambicie”, u shpreh 37-vjeçari.

Komento: