Premtimi i Ramës për të prekurit nga tërmeti: Deri më 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re

23:13 | 01 December 2019

Rama takohet me të prekurit nga tërmeti.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vizituar një nga familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë.

Me këtë rast Rama ka bërë të ditur aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe.

Pra, mbi gërmadhat e pallateve të rrëzuar që morën 51 jetë njerëzish në Shqipëri do të ndërtohen çerdhe.

Ai më poshtë ka renditur edhe vendimet e tjera që ka marrë qeveria në ditët e fundit nga pensioni i posaçëm 60 mijë lekë për të moshuarit, bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve, por edhe akomodim i të prekurve në shtëpi të re deri maksimumi në 15 dhjetor.

Postimi i plote i Edi Rames:

Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen.

Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja.

Deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me:

1 milionë lekē të reja në dorë

Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat.

Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj.

Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve.

Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe.

Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut.

Komento: