Takimi i parë mes Ronald Koeman dhe Lionel Messit, pasi ky i fundit ka vendosur të qëndrojë në Barcelona këtë sezon ishte shumë pozitiv për të gjithë të përfshirët.
Messi ishte vendosur të largohej nga klubi këtë verë, por pasi u provua që të lirohej falas dhe nuk e arriti, ai u tërhoq nga kërkesa dhe ka vendosur të qëndrojë këtë sezon.
Pasi humbi stërvitjet javën e kaluar, sulmuesi u kthye për sesionin e tij të parë para-sezonal të hënën ku u takua edhe me trajnerin e ri.
Sipas Mundo Deportivo, Koeman i tha 33-vjeçarit se ishte i lumtur që ai u kthye, por paralajmëroi se donte vetëm lojtarë të përkushtuar në klub.
Gazeta raporton se Messi i ka thënë menaxherit se do të jetë i përkushtuar dhe i premtoi atij se do të kthehej në formën e tij më të mirë për ekipin këtë sezon.
Messi stërviti i vetëm të hënën ndërsa po punon për gjendjen e tij fizike, pasi kishte humbur disa seanca.
Messi po punon së bashku me Philippe Coutinhon, i cili po ashtu u kthye vonë dhe ka gjasa që të qëndrojë te Barcelona.