Premtoi që do të luante për Kosovën ose Shqipërinë, në fund zgjodhi Austrinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Premtoi që do të luante për Kosovën ose Shqipërinë, në fund zgjodhi Austrinë

18:27 | 28 Maj 2019

23 vjeçari me origjinë shqiptare nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë muaj më parë kur kishte premtuar se do të luante ose për Kosovën ose për Shqipërinë.

Albert Vallci përfundimisht ka zgjedhur që ta përfaqësojë Austrinë në arenën ndërkombëtare

Mbrojtësi i Salzburgut, Albert Vallci është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Austrisë, raporton Periskopi.

23 vjeçari me origjinë shqiptare nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë muaj më parë kur kishte premtuar se do të luante ose për Kosovën ose për Shqipërinë.

FFK-ja dhe FSHF-ja kërkuan me ngulm Vallcin, i cili pati një sezon fantastik me Salzburgun, por në fund ai refuzoi të dyjat dhe zgjodhi që të luante për Austrinë.
“Kosova dhe Shqipëria më kanë kërkuar. Teorikisht, do të luaj për njërën nga këto dy ekipe kombëtare” – kështu kishte thënë Vallci për “Sky Sport Austria” muaj më parë.

Madje, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka shkuar për ta përcjellur nga afër një ndeshje të tij dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari.

“Ai[Challandes] ishte në Austri në një ndeshje tonën dhe më ka shikuar.

“Për mua, është e vështirë të marr një vendim të shpejtë. Për momentin dua të koncentrohem te Salzburgu deri në fund të sezonit dhe më pas do të shohim,”.

E në fund të sezonit Alberti mori vendimin për të luajtur për Austrinë dhe jo për Kosovën ose Shqipërinë.

Vallci llogaritet si njëri nga lojtarët më me perspektivë në Austri, derisa ka kontratë me Salzburgun deri më 2022.

Komento: