Pren flokët dhe hjek mjekrën, aktori turk ‘shkon’ fansat e tij me pamjen

15:33 | 08 Janar 2020

Është ndër aktorët me të pëlqyer në Turqi.

Aktori turk, Can Yaman, pas rolit në serialin “Erkenci kus” u kthye në një nga aktorët më të njohur dhe fama e tij e kaloi Turqinë.

Can Yaman tashmë njihet në të gjithë botën dhe vajzat çmenden pas tij. Mirëpo së fundmi aktori ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Can Yaman ka prerë flokët dhe ka hequr mjekrën sepse do të nisë ushtrinë.

Mediat turke bëjnë të ditur se aktori do e bëjë shërbimin ushtarak në Izmir.

Ka qenë berberi i tij që ka postuar një foto krah aktorit i cili thuajse nuk njihet me pamjen e re.

Komento: