Preshevarët do të pajisen me shtetësi të Kosovës

09:13 | 28 June 2019

Qytetarët e Luginës së Preshevës do të pajisen me shtetësi të Kosovës.

Ata do të pajisen me leje qëndrim për 5 vjet dhe pastaj do ta kenë mundësinë për
marrjen e shtetësisë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Izmi Zeka, ka treguar se kjo ministri pas amandamentimit të ligjit për të huaj vitin e kaluar ekipet e ekspertëve kanë punuar në udhëzimin administrativ për të iu mundësuar që qytetarët e huaj që për shkaqe të ndryshme janë mbetur pa dokumente dhe janë në Kosovë së shpejti do të fillohet me punë për pajisen me dokumente pa dallim për të gjithë.

“Andaj e kemi të qartë se pritjet janë të kahershme mirëpo për shkak të disa çështjeve të brendshme shtetërore nuk kemi arritur më herët që të rregullojmë statusin e gjithë atyre që jetojnë në Kosovë e që nuk kanë arritur t’i gëzojnë të drejtat institucionale si gjithë të tjerë”, ka theksuar ai në RTK.

Sipas tij, me këtë rast edhe qytetarët e Luginës së Preshevës do të përfitojnë nga ky udhëzim administrativ, si gjithë të tjerët, ku do të pajisen me leje qëndrim për 5 vjet dhe pastaj do ta kenë mundësinë për marrjen e shtetësisë.

“Kërkojmë mirëkuptim për këto vonesa, por janë ligjore dhe ne si Ministri e Brendshme duhet të respektojmë maksimalisht. Së shpejti do të futet në fuqi Udhëzimi Administrativ dhe do të njoftoheni përmes medieve elektronike dhe të shkruara. Faleminderit për mirëkuptim”, ka theksuar Zeka.

Komento: