Presidenca dhe Kuvendi ndriçohen me simbolin e Srebrenicës

21:35 | 11 July 2023

Presidenca dhe Kuvendi ndriçohen me simbolin e Srebrenicës.

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, objekti i Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës është ndriçuar me simbolin e Lules së Srebrenicës.

Presidenca e Kosovës e ka ndarë një fotografi në Facebook, ku shihet lulja e Srebrenicës së bashku me prapavijën e gjelbër, raporton Klan Kosova.

“Ndriçimi i objektit të Presidencës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, thuhet në mbishkrimin e Presidencës.

Komento: