Presidenca e konfimron largimin e Velës nga Kabineti i Osmanit, tregon se ku do ta vazhdojë angazhimin

13:20 | 30 Nëntor 2023
presidenca-e-konfimron-largimin-e-veles-nga-kabineti-i-osmanit,-tregon-se-ku-do-ta-vazhdoje-angazhimin

Blerim Vela ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të stafit të kabinetit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa osmani.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zyra e Presidentes.

“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes”, thuhet në njoftim.

“Presidentja Osmani e ka falënderuar z.Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”.

 

Komento: