Presidenca kujton Xhemail Mustafën: Vra*sja e tij një plag*ë e hapur, drejtësia të vihet në vend

14:08 | 23 November 2024
presidenca-kujton-xhemail-mustafen:-vra*sja-e-tij-nje-plag*e-e-hapur,-drejtesia-te-vihet-ne-vend

Sot u shënua 24-vjetori i vrasjes së aktivistit politik e intelektualit, Xhemail Mustafa.

E Presidenca e ka kujtuar përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook

“Në 24-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt, Xhemail Mustafën, një njeri të jashtëzakonshëm, një aktivist politik dhe intelektual që dha gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, një njeri i devotshëm ndaj vizionit për një Kosovë të pavarur, të lirë dhe demokratike.   Ai mbetet simbol i guximit, i integritetit dhe i përkushtimit ndaj vendit. Vrasja e tij mbetet një plagë e hapur, ndaj drejtësia duhet të vihet në vend. Qoftë i përhershëm kujtimi për Xhemail Mustafën!”, thuhet në shkrimin e Presidencës.

Komento: