Presidenca në shenjë falenderimi publikon shtetet që uruan Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë

21:21 | 21 Shkurt 2023

Presidenca publikon shtetet që uruan Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë.

Presidenca e Kosovës ka publikuar listën e shteteve të cilat kanë uruar për 15-vjetorin e Pavarësisë, që Kosova e festoi më 17 shkurt.

Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, krahas letrave të shteteve të QUNIT-it tanimë të publikuara, Presidentja e Republikës së Kosovës ka pranuar letra urimi edhe nga:

Shtetet e Bashkuara, France, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Shqipëria, Turqia, Austria, Australia, Belgjika, Bullgaria, Finlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Holanda, Hungaria, Katari, Kuvajti, Letonia, Luksemburgu, Mali i Zi, Malta, Maqedonia e Veriut, Arabia Saudite, Senegali, Sllovenia, Suedia.Tailanda, Org. Frankofonisë, Org. FES Partia FORCA, Lëvizja Qytetare Perspektiva.

Komento: