Presidenca nën drejtimin e Haxhiut kontrakton punimin e një skulpture për “prezantim protokollar”

10:40 | 07 Korrik 2026
presidenca-nen-drejtimin-e-haxhiut-kontrakton-punimin-e-nje-skulpture-per-“prezantim-protokollar”

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, me të marrë drejtimin e institucionit më të lartë në vend, ka iniciuar një prokurim për një element të ri reprezentues të Presidencës.

Sipas dokumenteve të publikuara në KRPP-së, Presidenca ka zhvilluar procedurën e prokurimit me titull: “Punim i portretit të veçantë në skulpturë figurë simbolike për prezantim protokollar”, raporton Gazeta10.

Kontrata është nënshkruar më 6 korrik 2026, ndërsa vlera e saj është 650 euro.

Fitues i tenderit është operatori ekonomik “Lumjetë Havolli Blakçori B.I.” nga Podujeva, i cili ka qenë edhe ofertuesi i vetëm në këtë procedurë.

Në dokumentet e prokurimit nuk jepen detaje shtesë se kujt i dedikohet portreti apo ku do të vendoset skulptura simbolike që përshkruhet si e destinuar për “prezantim protokollar”. /GAZETA10/

Komento: