Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka reaguar pas takimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Rashkë.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se Vuçiq po përdor Listën Serbe për të nxitur tensione në Kosovë.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS”, ka thënë ai.
Tutje shefi i Presidencës ka thënë se Vuçiq gjithashtu po bënë kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovë nga veriu i Kosovës, dhe se po kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq)përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë:
Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS
Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës
Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”, ka shkruar Vela.