Presidenca e Kosovës është përgatitur që të shpërblej persona të caktuar për festat e fundvitit.
Institucioni më i lartë shtetërorë do të shpenzojë 4.389 euro për këtë aktivitet, shkruan ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në Presidencë këtë javë ka përzgjedhur kompaninë “De Arte” në tenderin e titulluar “Furnizim me dhurata protokollare për nevojat e ZPRK-së”.
Në këtë tender kanë aplikuar vetëm dy kompani, përderisa kompania tjetër kishte ofertën përreth 300 euro me të lartë.
Kujtojmë se për festat e fundvitit shumë institucione të vendit shpenzojnë në dhurata. /ORAinfo/