Presidentes i dorëzohet emri i Albin Kurtit si mandatar për kryeministër të Kosovës

19:46 | 11 Shkurt 2026

Presidentes Vjosa Osmani i është dorëzuar emri i Albin Kurtit si mandatar për kryeministër të Kosovës.

Letra është dërguar nga Arbërie Nagavci si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Seanca për votimin e Qeverisë pritet të mbahet pas pak.

Theksojmë se në seancën e parë të mbajtur sot u votua për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Me 66 vota pro, Albulena Haxhiu u zgjedh kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Komento: