Presidentët e Barcelonës dhe Realit japin dorëheqje nga Federata Spanjolle

15:50 | 16 Nëntor 2023

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe ai i Real Madridt, Florentino Perez raportohet se kanë vendosur të heqin dorë nga Federata spanjolle e futbollit.

Sipas, AS, dyshja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e RFEF, Pedro Rocha, dhe tashmë ia kanë bë vendimin për të hequr dorë nga postet e tyre brenda Federatës.

Të dy kanë arritur një raport të ngushtë me Rocha dhe për këtë arsye kanë vendosur të tërhiqen para zgjedhjeve në RFEF, që të mos ndikojnë në të.

Sipas raportit, Laporta dhe Perez janë të vetmit anëtarë të bordit të drejtorëve që për momentin kanë dhënë dorëheqjen.

Me këtë vendim, presidentët e Barcelonës dhe Real Madridit janë distancuar nga çdo ndërhyrje në fushatën elektorale për kryesinë e RFEF-së, e cila do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Luis Rubiales u hoq nga posti i presidentit të RFEF për shkak të veprimeve të tij të diskutueshme pas triumfit të Kombëtares së Spanjës për femra në Kupën e Botës në fillim të këtij viti.

Pedro Rocha u bë president i përkohshëm pas pezullimit të Rubiales nga FIFA dhe tani zgjedhjet do të mbahen në fillim të vitit 2024 për këtë post.

Komento: