Joe Biden e përmend Kosovën në Britaninë e Madhe, NATO-n e quan të shenjtë.
Presidenti amerikan, Joe Biden, është nisur sot për në Britaninë e Madhe, në fazën e parë e turneut të tij evropian.
Në fjalimin e tij para ushtarëve amerikan, ai tregoi sesi djali i tij i ndjerë Beau Biden ka ndihmuar ndërtimin e sistemit të drejtësisë si prokuror, kur ka punuar në Kosovë menjëherë pas lufte.
Biden tha se e ka nisur sot udhëtimin e parë jashtë Amerikës pas zgjedhjes si president.
“Do të shkoj në Samitin e G 7, pastaj do ta vizitoj NATO-n dhe do ta takoj Putinin. Kështu ju tregojmë se Amerika është kthyer dhe demokracitë e botës janë bërë bashkë për t’i mbrojtur ato që kanë vlerë për ne”.
“Kjo është esenciale pasi asnjë komb i botës nuk mund të përballojë sfidat i vetëm. Prandaj duhet të jemi bashkë në përfundimin e rreziqeve dhe duhet ta mundin pandeminë COVID-19. NATO është e shenjtë për Amerikën. Duhet ta modernizojmë Aleancën”, ka thënë Biden.