Presidenti amerikan në Bruksel: Kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me NATO-n dhe BE-në

16:41 | 15 Qershor 2021

Biden në Bruksel: Kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me NATO-n dhe BE-në.

Presidenti amerikan Joe Biden po kërkon të zbusë tensionet tregtare me aleatët evropianë ndërsa ai kalon ditën e fundit duke u konsultuar me demokracitë perëndimore përpara takimit të tij të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas një samiti me udhëheqësit e botës së G7 në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas aleatët e NATO-s në Bruksel, Biden u takua të martën me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, raporton AP, transmeton Klankosova.

“Unë kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me NATO-n dhe BE-në, kam pikëpamje shumë të ndryshme nga paraardhësi im,” tha ai.

Joe Biden të mërkurën në Gjenevë takohet me homologun rus, Vladimit Putin.

Komento: