Presidenti amerikan telefonon homologun ukrainas: Do t’i përgjigjemi Rusisë me shpejtësi dhe vendosmëri

23:47 | 21 February 2022

Biden telefonon homologun ukrainas: Do t’i përgjigjemi Rusisë me shpejtësi dhe vendosmëri.

Biden i premton presidentit ukrainas se do të përgjigjet me shpejtësi dhe me vendosmëri.

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky për të dënuar vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të vendit.

“Biden foli me të “për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thotë Shtëpia e Bardhë.

Ai gjithashtu i tha presidentit ukrainas se SHBA planifikon të vendosë sanksione dhe tha se do të përgjigjet “me shpejtësi dhe vendosmëri, në hap me aleatët dhe partnerët e saj”, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm nga Rusia.

Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se Biden kishte telefonata me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz për të diskutuar se si të koordinonin përgjigjen e tyre.

Komento: