Presidenti Begaj i kërkon homologes moldave të njohë Kosovën sa më parë

13:14 | 16 Qershor 2024
presidenti-begaj-i-kerkon-homologes-moldave-te-njohe-kosoven-sa-me-pare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kërkuar nga homologia e tij moldave, Maia Sandu, që të rishohë qëndrimin për njohjen e Kosovës dhe të pranojë sa më parë aderimin e kësaj të fundit në organizatat ndërkombëtare.

Begaj ka qenë në një takim kokë më kokë me Sandu, ku ai shkruan përmes një publikimi në median sociale X, ish-Twitter, se është folur për rrugëtimin evropian dhe ku Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian.

Më tej, shënon se i ka kërkuar homologes së tij që të njohë Kosovën dhe të mbështesë përpjekjes e saj për të qenë anëtare e plotë në organizatat ndërkombëtare.

Po ashtu, ai thekson edhe se e ka falënderuar presidenten moldave për kontributin e dhënë në kuadër të KFOR-it ndër vite.

Komento: