Presidenti Begaj viziton memorialin e ish-presidentit Ibrahim Rugova

17:00 | 15 Gusht 2022

Sot Kosovën e ka vizituar Presidenti i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është sot në një vizitë zyrtare në Kosovë, e para që nga marrja e detyrës.

Pas takimit me homologen e tij Vjosa Osmani dhe kryetarin e Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, ai ka vizituar edhe memorialin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Më pas, kreu i shtetit shqiptar pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministri Albin Kurti.

Komento: