Muaj me parë FSK është shndërruar në ushtri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se sot ka dekretuar strukturën e re komanduese të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në një publikim në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka shkruar se me dekretin e sotëm është kompletuar dhe funksionalizuar kjo strukturë, pas shndërrimit të FSK’së në Ushtri.
Tutje, ai ka shkruar se FSK gjithmonë do të jetë e gatshme t’i shërbejë kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon e botë.
Ja postimi i plotë i Thaçit:
Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së. Pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekret është kompletuar dhe funaksionalizuar kjo strukturë. FSK-ja do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë. HTH