Presidenti dekreton shpërbërjen e Kuvendit, se shpejti vendos për datën e zgjedhjeve

12:51 | 26 August 2019

Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se sot e ka dekretuar shpërndarjen e Parlamentit.

Pas shpërbërjes së Legjislaturës së VI-të, Thaçi ka thënë se tash pas dekretimit të shpërndarjes së Kuvendit, do të konsultohet edhe me partitë politike dhe së shpejti do të vendos për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ja postimi i tij:

Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë suksesi.

Komento: