Presidenti e ka kaluar koronavirusin pa e ditur se e kishte atë, si shumë të tjerë që mund t’a kalojnë pa pasur simptoma.
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, tha se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, por nuk ka pasur simptoma dhe e ka kaluar pa pasur nevojë të shtrohet në spital.
Lukashenka, 65 vjeç, i bëri komentet , para trupave të Ministrisë së Brendshme në Minsk.
“Kërkoj falje për zërin tim. Duhet të flas më ngadalë. Por, çuditërisht, ju tani po takoni një person që ka arritur ta tejkalojë koronavirusin në këmbë.
Kjo është ajo që konstatuan mjekët dje. Unë isha asimptomatik”, tha Lukashenka.
Lukashenka vazhdimisht i ka minimizuar shqetësimet për rreziqet e sëmundjes, duke e cilësuar frikën nga pandemia si “psikozë”.
Bjellorusia aktualisht ka 67,366 raste të konfirmuara me koronavirus, dhe janë shënuar 543 viktima.