Presidenti flet për Abazin: E ka blerë postin, ishte tri herë në Kopaonik dhe takoi zyrtarët e Serbisë

21:48 | 03 Qershor 2020

Thaçi tha se Abazi ishte në Kopaonik tri herë gjatë pandemisë, takoi zyrtarët e qeverisë së Serbisë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka qenë tri herë në Kopoanik të Serbisë, ku edhe zyrtarët e Serbisë aty.

“Abazi ka shkuar në Kopoanik të Serbisë, është takuar tri herë me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë, zyrtarë të sigurisë, e cilat kanë qenë bisedat, mbetet të shtetit”, thotë Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se Abazi e bleu postin e zëvendëskryeministrit nga Kurti pak para zgjedhjeve.

“Haki Abazi ia ka blerë postin e zëvendës kryeministrit pak para zgjedhjeve”, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu, presidenti tregoi edhe burimin e këtij informacioni.

“Flas mbi dëshmitë e institucioneve përkatëse të sigurisë”, shtoi Thaçi.

Komento: