Presidenti flet për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria

13:53 | 20 April 2019

Mbrëmë janë kthyer 110 kosovarë, nga Siria, e pas kësaj ka reaguar edhe Presidenti i vendit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar institucionet për punën e bërë me kthimin e 100 shtetasve kosovar nga Siria.

Sipas presidentit, tani është e rëndësishme trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve që të ri-integrohen përsëri në shoqërinë kosovare..

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të presidentit:

Kthimi i mbi 100 shtetasve tanë nga Siria, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u bë i mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona, të cilat bashkëpunuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve.

Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë.

Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera!

HTH

Komento: