Presidenti gjerman: Koronavirusi është një test për njerëzimin, ku shihet ana e mirë dhe e keqe e tyre

10:21 | 12 Prill 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter-Steinmeier, ka thënë se pandemia Covid-19 është një provë për të gjithë njerëzimin.

Steinmeier kundërshtoi pretendimet e shumë liderëve botëror se koronavirusi është një luftë.

“Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk kundërshtojnë kombet e tjera dhe as ushtarët kundër ushtarëve të tjerë nuk janë. Është një provë për njerëzimin tonë”.

Kreu i shtetit gjerman kërkoi nga populli që të tregojnë solidaritet me të tjerët dhe me Evropën, shkruan Deutsche Welle përcjell Klan Kosova.

“Kjo krizë nxjerrë nga njerëzit anën e mirë dhe të keqe. Le t’i tregojmë të tjerëve se çfarë është më e mira për ne”.

Presidenti gjerman theksoi nevojën për të gjetur një vaksinë dhe për të ndihmuar vendet më të rrezikuara në botë.

Gjermania ka regjistruar gjithsejt 117 mijë të infektuar me koronavirus.

Komento: