Presidenti i Al-Hilal tregon se si do ta marrin vesh tifozët për transferimin e Leo Messit

00:02 | 14 Maj 2023

Kalimi i Lionel Messit në Arabinë Saudite te Al-Hilal është çështja më e lakuar në ditët e fundit, ku edhe mediat vazhdojnë të shkruajnë për këtë gjë.

Për këtë është pyetur edhe presidenti i Al-Hilal, Fahad Bin Saad Bin Nafel.

Ai ka zbuluar se si do e mësojnë tifozët të vërtetën në lidhje me transferimin e Lionel Messit.

“Mos më pyet për Messin, nuk do të jap asnjë lajm. Nëse del diçka zyrtare, zyra e shtypit do ta komunikojë”, ka thënë kreu i Al-Hilal.

Ai këtë gjë e ka thënë pas fitores 7-6 me penallti kundër Al-Wahda në Kupën e Arabisë Saudite.

Klubi saudit i ka ofruar Messit plot 500 milionë euro në vit për dy sezone plus opsionin vitin e tretë shtesë.

Komento: