Presidenti i Barcelonës befason me këtë deklaratë për Ronaldon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Presidenti i Barcelonës befason me këtë deklaratë për Ronaldon

23:27 | 15 Prill 2019

Bartomeu thotë se La Liga ka humbur me largimin e Ronaldos.

Bartomeu shpreson që një ditë, Barcelona të fitojë trofe të shumtë në Champions League, ashtu si Reali. Ai foli edhe për largimin e CR7, sipas të cilit – është e dëmshme për La Ligan.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë për TVE në Spanjë, ka folur për tema të ndryshme, largimin e Ronaldos, Coutinhon, Messin, Rakiticin, Dembelen dhe gjithçka tjetër, transmeton Gazeta Express.

Ai foli edhe për rivalin, Real Madridin. Bartomeu tha se shpreson që një ditë, të arrijnë atë që ka arritur Reali – të fitojnë tre trofe të Ligës së Kampionëve me radhë.

“Tashmë kam thënë se largimi i tij nuk ishte i mirë për La Ligan, për atë që simbolizon nuk ishte i mirë. Garojmë me Premierligën dhe lojtarët më të mirë duhet të jenë këtu”, tha ai.

“Tre tituj me radhë në Champions për Madridin? Urime Florentino Pérezit dhe gjithë klubit. Është një rekord, një arritje shumë e rëndësishme. Shpresojmë ta arrijmë edhe ne në të ardhmen”.

“Rakitic? Ka kontratë ende me ne dhe jemi të lumtur. Në verë kam biseduar me të dhe i kam thënë se do të bisedojmë për rinovimin. Nuk kemi folur për kur, sepse kemi paga për të ekuilibruar dhe nuk është e lehtë. Por kam fol me të, është lojtar i pazëvendësueshëm, çdo vit luan mirë e më mirë”, tha ai.

“Umtiti? Verën e kaluar ka rinovuar dhe i kanë mbetur edhe katër vite. Duam që të kthehet në formë pas lëndimit që pati. Ne i duam dytë këtu, edhe Umtitin edhe Lengletin”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!