Presidenti i Barcelonës bën veprimin e papritur për Messin

16:11 | 27 March 2023

Presidenti i Katalunisë i lutet Messit të kthehet në Barcelonë.

E ardhmja e Lionel Messit ka mbetur pezull.

Ylli argjentinas nuk ka vendosur ende për klubin e tij të ri, ndërsa kontrata me Paris Saint-Germainin do t’i skadojë pas pak muajsh.

Në ditët e fundit po spekulohet se shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me parisienët, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, mbrëmë mbi 90 mijë tifozë në stadiumin Camp Nou e thirrën emrin e Messit, nga i cili po e kërkojnë rikthimin e tij në klubin ku u rrit dhe ku u bë lojtar i madh.

E kampionit të freskët të botës, rikthimin po ia kërkon edhe presidenti i Katalunisë, Pere Aragones.

Sipas “Football Espana”, ai e ka thënë fjalën e fundit, duke iu lutur Messit që të rikthehet në klubin e tij të zemrës.

Gjatë verës, argjentinasi do të jetë lojtar i lirë dhe mund të rikthehet tek Barça, ndërsa ka edhe opsione të tjera, në Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Messi i kishte kaluar 17 sezone në Barcelonë para se t’i bashkohej PSG-së në vitin 2021.

Komento: