Presidenti i Barcelonës: Ishte torturuese të shihnim ndeshjen e Interit

14:04 | 27 October 2022

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë disa komente pas eliminimit të skuadrës së tij nga Champions League.

Barcelona mbeti në pozitën e tretë në grup, me Inter që siguroi gjithçka duke fituar 4:0 përballë Viktoria Plzen.

Laporta tha se humbja ndaj Bayern erdhi pikërisht si pasojë e ngarkesës emocionale pas ndeshjes së Inter.

“Ishte një ndeshje e vështirë në aspektin emocional, pasi pamë Interin së bashku, gjë që ishte torturuese për ne”, ka thënë presidenti i Barcës, përcjell lajmi.

Tutje ai foli edhe për një gjest bravoroz të tifozëve të Barcelonës. Bëhet fjalë për momentet pas ndeshjes, kur tifozët qëndruan dhe kthyen lojtarët nga dhomat e zhveshjes në fushë, për t’iu kënduar e për t’i motivuar për pjesën e mbetur të sezonit.

“Për fat të keq, mrekullia nuk ndodhi. Ne duhet të falënderojmë tifozët sepse në një ndeshje të vështirë inkurajuan lojtarët dhe klubin”, ka thënë Laporta.

Më poshtë mund ta shihni videon për të kuptuar cilit rast i referohet Laporta, kur flet për tifozët.

Komento: