Presidenti i Barcelonës konfirmon ofertën për Lewandowskin: Tash po e presim Bayernin

16:48 | 07 Korrik 2022

Barcelona e ka bërë një tjetër ofertë për Robert Lewandowskin.

Gjiganti katalunas është mjaft i interesuar për sulmuesin polak, por tash topi është tek Bayern Munichu.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka kontratë me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2023, shkruan “Gazeta Express”.

Por, e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga “Allianz Arena” dhe për ta provuar një eksperiencë të re.

Tashmë të gjithë e dinë se ëndërr e dy herë futbollistit më të mirë në botë, i shpallur nga FIFA, është transferimi në Barcelonë.

“E kemi bërë një ofertë për Lewandowskin, Bayern Munich është duke e vlerësuar atë. Do ta presim një përgjigje të tyre, duke shpresuar që të jetë pozitive”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Barçës mund t’i kushtojë Lewa 40-50 milionë euro.

Komento: