Bartomeu paralajmëron vendime të rëndësishme te Barcelona.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka paralajmëruar marrjen e disa vendimeve të rëndësishme për klubin.
Ai humbjen 8:2 ndaj Bayern Munich e ka cilësuar tepër të rëndë.
“Kjo është një natë e vështirë, humbja është shumë e vështirë. Ne nuk ishim ekipi që jemi, apo klubi që përfaqësojmë.
“Sot ishte një katastrofë, dhe tani e tutje duhet të marrim disa vendime. Disa që kishim menduar tashmë t’i bënim, dhe të tjerët do t’i mendojmë në ditët e ardhshme”.
“Sot nuk është një ditë për të folur për këtë, sot ne marrim një humbje kaq të dhimbshme. U kërkojmë falje tifozëve për këtë”.