Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka përmendur pensionimin e Messi,
Kur po flitet për rinovimin e kontratës së Lionel Messi me Barcelonën, presidenti i kësaj skuadre, Josep Maria Bartomeu ka dhënë një deklaratë të madhe.
Ai ka përmendur pensionimin e Messi, gjë kjo që as nuk shkon në mendjen e tifozëve të skuadrës.
Bartomeu ka thënë se skuadra po heton lojtarët e rinj të talentuar, për tu përgatitur për jetën pas pensionimit të Messit.
“E di se një ditë Messi do të thotë se do të pensionohet” ka thënë Bartomeu për “BBC Radio 5Live” transmeton lajmi.net.
“Ne duhet ta përgatisim skuadrën për të ardhmen. Ne po sjellim talentë të rinj në skuadër, sepse ne duhet të vazhdojmë këtë epokë të suksesshme. Kjo është përgjegjësia jonë” ka thënë tutje ai.
“Mandati im përfundon pas dy sezoneve. Kështu që unë duhet ta lë skuadrën në një pozitë të mirë” është shprehur ndër të tjerash presidenti i katalanëve.
Messi po shkëlqen edhe këtë sezon, duke qenë më i miri deri në këtë pikë sezoni. Ai ka shënuar 29 gola në 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke mbetur lojtari kryesor i skuadrës.