Presidenti i Brescias zbulon prapaskenat: Tonali e donte vetëm Milanin, refuzoi Interin, Barcelonen dhe Unitedin

09:18 | 03 September 2020

Presidenti i Brescia, Cellino: Tonali donte vetëm Milanin, refuzuam Interin, Barcelonën dhe Unitedin.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino konfirmon që Sandro Tonali kishte një marrëveshje me Interin, por nuk donte asnjë opsion tjetër kur dëgjoi se Milani ishte i interesuar, duke refuzuar Barcelonën dhe Manchester Unitedin.

20-vjeçari u rrit duke mbështetur Rossonerët, kështu që ishte mjaft i entuziazmuar për idenë e bashkimit në skuadrën kuqezi të San Siros.

“Unë e di që Beppe Marotta e donte me të vërtetë Tonalin dhe se Antonio Conte e vlerësoi atë, kështu që mendoj se agjenti i tij kishte rënë dakord për kushtet me Interin”, ka thënë fillimisht Cellino për Top Calcio 24.

“Ai ishte i vendosur dhe i bindur se do të shkonte në Inter, por kjo tratativ u zvarrit gjatë gjithë kohës dhe ishte praktikisht fillimi i sezonit të ri dhe asgjë akoma nuk po ndodhte”.

“Sapo Milani tregoi interes të vërtetë, ai nuk donte të dëgjonte asnjë opsion tjetër. Unë gjithashtu kam një raport historik të mirë me Milanin dhe kemi arritur një marrëveshje me Paolo Maldinin shumë shpejt”.

“Ne gjithashtu patëm interes nga Barcelona dhe Manchester United, por djali është i dashuruar me Milanin dhe u çmend pasi dëgjoi ofertën e tyre, sepse ai i mbështet ata”.

Tonali pritet të arrijë si huazim për 10 milionë euro me opsion blerje për 15 milionë euro dhe 10 milionë euro tjera bonuse, duke përfshirë edhe një përqindje të shitjes së ardhshme, ndërsa testet mjekësore priten gjatë ditëve të ardhshme.

“Këto shifra janë të sakta, por ne refuzuam 65 milionë euro nga Barcelona në janar dhe disa ditë më parë Manchester Unitedi kishte ofruar 10 milionë euro më shumë se Milani”, përfundoi i pari i Brescias.

Komento: