Presidenti i Dritës e paralajmëron fshesën pasi e humbi titullin

19:07 | 20 May 2023

Drita e paralajmëron fshesën pasi e humbi titullin.

Drita nuk arriti të shpallet kampion i Kosovës për këtë sezon, pasi me humbjen ndaj Malishevës e humbi edhe matematikisht, pasi Ballkani në anën tjetër fitoi.

Pas ndeshjes ka reaguar presidenti i këtij klubi, Valon Murseli, i cili ka paralajmëruar se do të ketë largime të lojtarëve.

Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar tre fshesa, që lë të nënkuptojë se do të ketë ndryshime në ekipin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Drita këtë sezon pati shumë punë me trajnerë, pasi i ndërroi tre. Fillimisht e nisi me Ardian Nuhiun, pastaj në vend të tij erdhi Arsim Thaqi, teksa i fundit ishte greku Diamantis Valavalis, i cili u prezantua vetëm pak javë para se të përfundonte kampionati.

Komento: